Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, çka ka bërë që i njëjti të vetizolohet duke ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me zyrtarin e ministrisë, po ashtu janë testuar dhe pritet që të dalin rezultatet për të kuptuar nëse nga ky zyrtar janë infektuar edhe të tjerë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Një zyrtar i MSH-së, ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Personat që kanë pasur kontakt me të janë testuar gjithashtu. Ai është në gjendje të mirë dhe gjendet në vetizolim”, tha Hoti. /Telegrafi/