Site icon PrishtinaPress

Një vit nga ratifikimi i MSA-së në Kuvend

Sot bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar në Kuvend Projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes BE-së dhe Kosovës.
Nga 87 deputetë sa ishin prezent, kjo marrëveshje u ratifikua me 86 vota pro, ndërsa deputetët e opozitës patën lëshuar sallën.
Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan më 27 tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013.
Në korrik të vitit 2014, Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që paraqet hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit të plotë në BE

Exit mobile version