-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një vit në krye të Prishtina Parking, Havolli del me shifra impresionuese

Kryeshefi ekzekutiv Sokol Havolli pas një viti të udhëheqjes së NPL Prishtina Parking, ka dal me shifra impresionuese, sa i përket punës përgjatë një viti në krye të kësaj ndërmarrje.


Havolli ka numëruar sfidat dhe sukseset e Prishtina Parking përgjatë një viti. Ndërsa ka thënë se ai së bashku me ekipen e tij, përgjatë një viti pune kanë pasur vështirësi por dhe suksese, por se kanë identifikuar dhe shumë mundësi të reja.

“Kënaqësi e papërsëritshme që për 365 ditë me radhë të jemi të gëzuar nga kolegialiteti, puna, suksesi, sfidat e mësimet që i kemi marrë nga njëri-tjetri. Në këtë foto jam së bashku me 58 kolegë të ndërmarrjes. Edhe 115 të tjerë nuk janë në fotografi sepse aktualisht janë duke kryer detyrat e tyre në terren. Përgjatë një viti pune, kemi pasë sfida, vështirësi, suksese e po ashtu kemi identifikuar shumë mundësi të reja. Të gjitha këto me vetëm një qëllim përfundimtar: Zgjidhjen e njërit nga problemet me thelbësore të Kryeqytetit, parkimin”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Ndërsa ka thënë se 365 ditët e radhës, do të jenë dhe më dinamike dhe pozitive për kryeqytetin.

“365 ditët e radhës do të jenë edhe më dinamike e edhe më pozitive për Kryeqytetin. Do të bëjmë një transformim të jashtëzakonshëm të parkingjeve në Kryeqytet”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Postimi i plotë i Havollit:

Super Ekipa e Prishtina Parking.

Që nga 8 nëntor 2022 jam duke e udhëhequr ndërmarrjen publike lokale Prishtina Parking. Sot një vit pas, e them me plot mendje e me zemër se çdo ditë e punës me kolegët e ndërmarrjes dhe me qytetarët e Kryeqytetit ka qenë ditë e gëzueshme.

Kënaqësi e papërsëritshme që për 365 ditë me radhë të jemi të gëzuar nga kolegialiteti, puna, suksesi, sfidat e mësimet që i kemi marrë nga njëri-tjetri. Në këtë foto jam së bashku me 58 kolegë të ndërmarrjes. Edhe 115 të tjerë nuk janë në fotografi sepse aktualisht janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

Përgjatë një viti pune, kemi pasë sfida, vështirësi, suksese e po ashtu kemi identifikuar shumë mundësi të reja. Të gjitha këto me vetëm një qëllim përfundimtar: Zgjidhjen e njërit nga problemet me thelbësore të Kryeqytetit, parkimin.

Të gjitha këto sfida, vështirësi e suksese i kemi trajtuar. Jo të gjitha i kemi zgjidhur. Në fakt, problemet ende vazhdojnë të jenë mjaft të theksuara, por, jemi në rrugë të duhur. Çka kemi arritë për një vit? Kemi arritë: – Vazhdimisht të rrisim të hyrat dhe të përmirësojmë përformancën;

– Të ulim shpenzimet operative në masë substanciale; – Të rrisim investimet në lagje në të mirë të banorëve rezidencial;

– Të përmirësojmë kushtet e punës duke siguruar disa elemente bazike të cilat kanë munguar për kohë të gjatë për shumë punonjës të Prishtina Parking.

– Zbatimin e plotë të kontratave,

– Zbatimin e nevojave që dalin nga ligji dhe njëkohësisht, të njoftojmë e komunikojmë maksimalisht me kolegët tanë lidhur me të drejtat e tyre;

– Të kemi rritje të pagave me mbi 15% për të gjithë punonjësit tanë;

– Të ndërprejmë kontrata të cilat kanë pasur kosto të lartë për ndërmarrjen;

– Të zëvendësojmë këto me kontrata të cilat bartin kosto substancialisht më të ulët për ndërmarrjen;

– Të pajisemi me automjete të ndërmarrjes dhe përveç rritjes së cilësisë së kontrollit në terren, me këto automjete të krijojmë kushte më të mira të punës për kolegët tanë në tërren (evitohet ekspozimi i vazhdueshëm i kolegëve qoftë ndaj motit me shi, sikur sot, qoftë ndaj diellit e të ftohtit);

– Të rrisim komunikimin me banorë, në baza të rregullta;

– Të rrisim komunikim me media, në çdo temë dhe me përgjigje të plota;

– Të kemi komunikim me të gjitha institucionet dhe bizneset me qëllim që të njoftojmë maksimalisht lidhur me çfardo çështje që kanë në raport me parkimin;

– Të godasim keqpërdorimet;

– Të propozojmë në Kuvend Komunal të Prishtinës që pagesa për adresën e banorit rezident të eliminohet në të gjithë qytetin (shpresojmë të aprovohet javën tjetër);

– Të precizojmë shumë elemente të paqarta në rregulloren e kaluar dhe të kemi një rregullore që do siguroj standard, precizitet, kompetencë dhe rregull në Kryeqytet.

– Të planifikojmë investime afatgjata që do i mbesin Kryeqytetit me vite të tëra.

– Të vendosim sinjalistikën në mijëra vendparkingje në lagjet e Kryeqytetit. Proces që do të vazhdojë gjithmonë;

– Të krijojmë standard Evropian mbi hapësirat e dizanjuara për personat me nevoja të veçanta (dhe të mbajmë mbikëqyrje më të rrept në këto hapësira);

– Të krijojmë plane dinamike të kontrollit; Kemi dërguar mbi 1000000 SMS (1 milion SMS) lidhur me skadimin e parkimit për 10 minuta;

– Kemi rritur përgjegjësinë maksimalisht ndaj klientëve duke dërguar SMS njoftues po ashtu lidhur me skadimin e kartelave rezidente;

– Kemi kryer edhe shumë shërbime tjera në raport me Komunën e Prishtinës, duke adresuar kërkesa të ndryshme të banorëve tek zyrat përkatëse në Komunë.

– Së bashku me komunën kemi investuar në rregullim të parkingjeve me asfalt e masa mbrojtëse për herë të parë që nga koha kur janë ndërtuar parkingjet;

– Kemi pastruar parkingjet vazhdimisht;

– Të trajtojmë dhe përgjigjemi ndaj çdo ankese të çdo qytetari. Kemi edhe më shumë punë të cilat i kemi përfunduar, po që thjeshtë fokusi ynë është në realizimin e përfundimin e këtyre punëve e jo domosdo në reklamimin e renditjen e përmendjen e vazhdueshme të tyre.

Pa marrë parasysh nëse je në krye të kësaj ekipe ose në fund të kësaj ekipe, kënaqësia e punës dhe entuziazmi që kjo ekipë bartë të jep ndjenjën e suksesit si askund tjetër.

Të gjitha këto rezultate janë arritur nga super ekipa e N.P.L. Prishtina Parking.

Sot shfrytëzova rastin të i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin, për korrektësi, për mirëkuptim dhe për përkushtim të plotë ndaj qytetit. Një vit pune super dinamik është edhe rezultat i bashkëpunimit nga qytetarët e Kryeqytetit Prishtina.

365 ditët e radhës do të jenë edhe më dinamike e edhe më pozitive për Kryeqytetin. Do të bëjmë një transformim të jashtëzakonshëm të parkingjeve në Kryeqytet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img