Site icon PrishtinaPress

Një video e çuditshme e Vuçiqit pushton rrjetin, presidenti serb shihet duke bërtitur se si mund ta vrasin

Një video e re sureale e presidentit serb Aleksandar Vuciq është përhapur në rrjetet sociale ku ai komenton opozitarët serbë duke i përqeshur si të paaftë në këtë periudhë kur po i lëkundet pushteti pas protestave masive në Beograd

Në një gjoja intervistën në televizionin serb TV Pink që zgjati një orë e 20 minuta, Vuciq foli për Kosovën, Republikën Srpska, zgjedhjet në Serbi, inflacionin, luftën në Ukrainë, por veçanërisht e ka zemëruar tema e zgjedhjeve dhe protestave.

Ndër të tjera ai pohoi se “në protestën e fundit erdhën 4280 veta dhe aq shumë nuk erdhën as në Pink” duke tentuar t’i ulë peshën krizës së fundit.

Nga fundi i intervistës Vuciq e humbi plotësisht durimin dhe shau e përqeshi sa mundi opozitarët serbë të cilët i cilëson si servil e mercenarë të cilës do qoftë qeveri të huaj, ndërsa ai është partner i tyre i barabartë siç e përshkruan veten.

Pas kësaj, Vuciq i revoltuar me të i tha: ”Pse jo?!. Të tillët si këta si mund të të mundin! Si?, tha Vucic në tiradën e tij.

Në fund të intervistës ai tha gjithashtu se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për aq kohë sa të mundet.

Qytetarët në komentet janë mjaft të tronditur nga deklarata e fundit e presidentit serb dhe ky është një prej tyre. “Ky është aktori dhe manipuluesi më i madh në Ballkan…”.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq u thotë opozitarëve serbë se nuk do t’i dorëzojë atyre pushtetin dhe se ata vetëm mund ta vrasin.

Së fundmi, në një takim me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe kolegët e tij më të afërt, ai tha si më poshtë:

”Unë kurrë nuk do të pranoj të shantazhet me asnjë kusht, nuk do t’ia dorëzoj kurrë pushtetin këtyre më të këqijve pa zgjedhje. Unë kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo të përkohshme! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet. Nëse më vrasin vëllanë, djali im Danilo do të mbetet. Nëse ma vrasin djalin, do të kem vajzën time Milica. Nëse e vrasin edhe atë, djali im Vukan do të mbetet…” thuhet se ka thënë Vucic siç është raportuar nga media të shumta serbe por-serbe.

Exit mobile version