Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar.
Rasti ka ndodhur gjatë së hënës rreth orës 18:30.
Babi i viktimës e ka raportuar rastin në polici.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.