Site icon PrishtinaPress

Një vajzë nga Prishtina rrahet nga babai dhe vëllau në ditën e Bajramit, arrestohen të dy

Një vajzë nga Prishtina është rrahur nga babai dhe vëllau i saj, të cilët më pas janë arrestuar.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Exit mobile version