1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Një vajzë në Vushtrri goditet nga një plumb qorr

Një vajzë në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është goditur nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një vajzë 10 vjeçare ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e goditjes nga një plumb bredhës (qorr), në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.
“Viktima fëmijë ndodhej në oborrin e shtëpisë kur e kishte goditur plumbi në këmbë. Familjarët e kishin dërguar në QKMF Vushtrri, ku më pas është dërguar për në QKUK”, ka thënë ai.
Zahiti tha se policia ka proceduar me vendin e ngjarjes, nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit dhe hetuesit policor. “Hetimet kanë nisur për rastin. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img