Një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht në Malishevë.
Siç njofton policia, i dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.
“Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.