Tre persona kanë humbur jetën nga një uragan që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë.
Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. E fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë
Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës.
Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe
Si rezultat i uraganit kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë.