-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Një tregim Prishtine”, nis xhirimet në tetor

Audicioni do të hapet në fund të muajit gusht dhe do të jetë i tipit audicion i hapur. Nga skenaristja dhe regjisorja, për KultPlus është bërë e ditur se kanë përfunduar përgatitjet e fundit rreth skenarit dhe librit të xhirimit.
Filmi i metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtine”, me regji te Burbuqe Berishës, skenar të Gatoarbë Mulliqit dhe me producent Agron Vulën, i cili është financuar në konkursin e kaluar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do t’i fillojë xhirimet në tetor të këtij viti.
Audicioni do të hapet në fund të muajit gusht dhe do të jetë i tipit audicion i hapur. Nga skenaristja dhe regjisorja, për KultPlus është bërë e ditur se kanë përfunduar përgatitjet e fundit rreth skenarit dhe librit të xhirimit. E në realizimin e filmit janë të përfshirë edhe regjisori Kushtrim Koliqi si producent ekzekutiv, si dhe Xheraldina Vula si producente kreative.

“Një tregim Prishtine”, flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive. Sipas skenaristes, kjo është temë e cila na rrethon dhe është në fakt problem global.
“Nuk na rastisë në baza ditore mos të hasim në postime, reklama, shkrime e kërkesa për mbështetje financiare, për shërim jashtë vendit, të fëmijëve (dhe jo vetëm) . Kjo tregon mungesën e sigurimeve shëndetësore, funksionimi jo për lakmi i shëndetësisë dhe përhapja e ‘fenomenit kancer’, e që nuk e hasim vetëm në Kosovë” shprehet Mulliqi për KultPlus, e cila vazhdoi të thotë se është e bindur se tema është e qëlluar dhe se temat sociale sidomos, janë të mirëseardhura.
Filmi do të xhirohet kryesisht në Prishtinë, ndërsa mundësia që të xhirohet në një vend tjetër jashtë Kosovës është e hapur./KultPlus.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img