Site icon PrishtinaPress

Një tregim për Selman Vinarcin, plak i urtë e i menqur

Shkruar nga ‘BACI’ -Suedi

– Selman Vinarci ka qenë nje plak i urtë e i menqur. Në një kanagjegj te një mik i tij në Mitrovicë, Selmani  po qëndronte në krye të odës.

Prezent ishin edhe tre intelektual goxha të mëdhenj dhe ata gjatë gjithë kohës e ngacmonin Selmanin. Natyrisht se bisedat ishin miqësore por më tepër dëshironin ta shtinin me fol atë burrë të urtë.

Për nga dukja, Selmani ishte njeri i thjeshtë, një plak me plis e me rroba mesatare. Mirëpo ishte shumë mendjempreht dhe gjatë gjithë kohës i ngushtojke shumë intelektualet me muhabete. Gjate bisedave, njëri i cili me profesion ishte gjykatës e rëndoj pak me fjalë Selmanin duke e cilësur atë si një fshatar i pa arsimuar.

Atëher Selmani filloj me tregimin në vijim:

Ka qenë një herë një ujk plak. Këtë ujk e kish pas mujt pleqnija dhe për disa ditë radhaz kishte mbetur pa ngrën për shkak se nuk kishte mujtë të kap asnjë gjë. Ashtu i lodhur e i uritur ndalon në një vend dhe fillon të uluron dhe nëpërmjet ulurimës thërret në ndihmë ujqë të tjerë. Pa u vonuar vjen një ujk i ri, i madh e i zoti, pedant, me kmish të mirë e me kravat të shtrenjt e besa edhe frizuren katarrosh. E pyet ujku pedant ujkun plak,  pse bre mixhë, qka ki qe po uluron. Ujku plak fillon të ankohet, UAllah bre bir jam plakë e jam lodhë edhe takati fort um ka lshu, nuk po mundem as me zën ndoj gjë e kam tre ditë që nuk kam hanger asnjë send, a kishe mujt me më ndihmue sado pak sa për ta prish urin pakez?

Ujku pedant me krenari ju përgjigj, aiiii mixhë a për këtë e ke, ec pas meje! Ujku plak u gëzua dhe tha vetë me veëte, shyqyr o Zot që ma dërgove këtë ujk kaq pedant e kaq azgan! Por duke u mundu ta ndjek nga mbrapa mendon e thot, po ta pyes një herë prej cilës bjeshk vjen ky ujk kaq pedant e kaq azgan. Dhe e pyet, po a ban me të vet kah të kem ty? I cilës bjeshk dhe i cilit fis je? Ujku pedant iu përgjegj me krenari, vij nga filan bjeshka dhe i takoj filan fisit.

Kur degjoj ujku plak u hamend dhe mendoj vet me veti, UAllahi bre, kurr ujqit e asaj bjeshke nuk kan ba, kurr sjan njoftë për burrni e azginllëk, po nashta InshaAllah ky ujk po del naj sen prej tij. Duke ecë dulen në buzë të disa livadheve dhe po përgjojn, mbrenda livadheve kishte disa tufa dele nën përkujdesje të qobanëve dhe të qenëve. Ujku pedant e pyet ujkun plak, qka po do me hanger? Mish dashi, kingji apo delje?

Ujku plak iu përgjegj: more mixhë unë nuk jam mbet me zgjedh qka do të jet, por a nuk është shumë e rrezikshme për ty me hy në livadh duke qenë gjith ata qen e qoban në përkujdesje të deleve? Ujku pedant me mendjemadhësi i thot: ti vetem fol e trego qka po do me ngrën e tjerat lemi mu! Ujku plak i thot meqë është puna ashtu, dihet se mishi me i mir eshte ai i kingjit! Atëher rri ti ktu buzë livadhit e mos livrit dhe prit deri sa të vij unë, i thotë pedanti! Ujku pedant pa një pa dy futet ne livadh ndërsa plaku buzë livadhi duke e përgju.

Mirëpo qentë e hetojn ujkun pedant dhe të gjithë njëherësh i versulen, por ai ujku pedant nuk ishte vetem pedant, por ishte edhe kopil, kur i veren se numer i madh i qenve i versulen nuk ik me u fut në pyll diku nga krahu tjetër, por ik me vrap kah ujku plak me qëllim se ky vet ishte i ri dhe vraponte shpejt kurse e dinte se ujku plak nuk mund të vrapon shpejt e qent sa të hasin në të do të fillojnë të luftojnë me të dhe kështu ky ikë me leht. Ashtu edhe ndodhi, ai me vrap kaloj nga ujku plak dhe hupi mbrenda në pyll ndërsa qentë e zun ate plakun dhe e sakatosen. Ndonëse me vështërsi dhe i plagosur rënd por arriti tu shpetoj i gjallë dhe pastaj filloj ta qorton vehtën: unë tu e ditë se ujqit e asaj bjeshke kurr nuk kan ba prap me mashtroj dukja dhe fjalet e tij!

Dhe prap po aq i uritur por tani edhe i plagosur rend filloj të uluron dhe thërras në ndihmë. Nuk vonoj shumë dhe ja po vjen një ujk. Nga dukja nuk ishte edhe aq i madh. As shum pedant e I dukshem.

Pra nga dukja nuk mbushte sy, si thote populli. E pyeti ujkun plak, qka ke o mixhë pse thërret. Ky i tregoj hallin sikur atij të parit. Atëher edhe ky i thot, ec pas meje mixhë. Mirëpo, meqë ujku plak ishte zhgënjy herën e parë thot ta shoh se nga cila bjeshk eshte ky dhe në qoft se nuk është i ndonjë fisi të mirë mos të mashtrohem.

E pyet po kah te kem ty me mixhen? I cilës bjeshkë dhe nga cili fis vjen? Ujku i ri i tregon nga cila bjeshkë dhe cili fis vjen. Atëher ujku plak tha vet me vete, eh ujqit e asaj bjeshke gjithmonë janë livdue, dukje nuk kan shumë ama burrerinë e besen i kan, dhe ashtu ujku plak filloj ta ndjek nga mbrapa. Iu ofruan nje rruge që shpiente në disa fshatra të largëta dhe duke përgju po vjen një fshatar me një pelë për dore.

Pela kishte të ngarkuar një barrë dhe nga mbrapa i diqte një maz i vogël i cili ishte i zgidhur dhe vinte duke lozur dhe herë pas here duke kullot tufat e barit rrenj malit. Ujku i ri u shkonte malit karrshi duke i përgjuar

ndërsa ujku plak rrinte si karrshi duke vëzhguar situaten. Kur arriten tek një vend ku rruga kthehej shumë, fshatari me pelë për dore kalun matan kthese dhe shkuan një cop rruge ndërsa mazi mbeti mbrapa duke kullot barë rrënjë rruge. Atëher ujku i ri përfitoj nga ky rast dhe me shpejtësi vrapoj e i ra në shpin mazit. Pa vështërsi ai e plasi atë dhe e la ashtu të ngordhur në buzë rruge dhe vet prap u fut në mal. Fshatari ecte me pelë për dore dhe ndërkohë i thërriste mazit, mirëpo pasi shkoj një cop bukur të gjatë rruge dhe duke e pa që mazi akoma nuk dukej askund, ai mendoj të kthehet e ta merr mazin.

Mirëpo meqë pela kishte të ngarkuar barrë në shpinë i dhimbset ta enë poshtë e lart ashtu që pelen vetem e lidhi për një lisi afër dhe vet u kthye për ta marrë mazin. Ujku i ri prap përfitoj nga rasti dhe e priti fshatarin deri sa u largua dhe hyri pas kthesës. Me të dal në qysh të rrugës fshatari e pa mazin e rrezuar dhe filloj të vrapoj drejt tij, ndërsa ujku i ri u vërsul

me shpejtësi drejt pelës dhe meqë pela ishte e lidhur dhe kishte barrë të rënd në shpinë nuk  mundi t’i rezistoj ashtu që me lehtësi ujku e plasi atë dhe prap vet u fut në mal dhe po përgjon. Fshatari pasi u murr pak me mazin dhe e pa se mazi kishte ngrodhur, u kthy ta marrë pelen dhe të vazhdon rrugën, mirëpo kur e pa se edhe pelen e kishte plas ujku, atëher filloj të frigesohet se ai ujk i shkathët do ta sulmoj edhe atë. Me shpejtësi dhe i frikësuar i’a hjek barrën pelës për ta ngarkuar në shpinen e vet dhe për të ikë nga ai pyll.

Pasi iku fshatari, ujku i ri i tërhjeku edhe mazin e edhe pelen brenda në pyll dhe i tha ujkut plak, zgjedh mixhë, a po don mish mazi apo mish pele? Ujku i ri mori një kofsh mazi me vhte kurse tjerat ja la ujkut plak dhe vazhdoj rrugën. Ujku plak e falenderoi dhe admiroi ujkun e ri duke i thënë se gjithnjë ujqit e atij fisi kanë qenë azgin, besnik e fisnik.

Me të treguar këtë tregim Selmani, të gjithë e kuptuan mesazhin që i dërgoj gjykatësit pedant dhe filluan të qeshin me zë…/PrishtinaPress.eu

 

 

Exit mobile version