Dje Prokuroria e Pejës ka zhvilluar një aksion anti-drogë.
Në të është sekuestruar drogë në vlerë rreth pesë milionë euro.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar njëri nga të dyshuarit. Ai është shtetasi i Shqipërisë, Aleks Gërbi.
Ndërkaq edhe nëntë të dyshuar të tjerë janë në arrati.
Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Insajderi mëson së ndaj Gërbit është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Është miratuar kërkesa e prokurorit Ersan Qavolli, i cili ka udhëhequr këtë operacion.