“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvisi, Qetsori, Fotinia, Jori dhe Antoneta.
Si thoni për një tjetër? Për Rezart Veleshnjën për shembull?
Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Rezi ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj, duke shkruar krah saj: “Si mendoni a të futem në Big Brother?”
Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.
Vlen të theksohet së të dielën nis sezoni i ri i “Portokalli” pjesë e të cilës Rezi është prej shumë vitesh. Nëse i bashkohet reality-showt kjo do bënte që të shkëputej nga emisioni i humorit përkohësisht.