Site icon PrishtinaPress

Një tjetër aksion i Policisë i Kosovës – cak “Mobile shop-et”

Një aksion tjetër është kryer sot nga Policia e Kosovës së bashku me Doganën, ata kanë zbarkuar në qytetin e Pejës. Cak i aksionit kanë qenë “Mobli Shop-et”.

Gazeta Insajderi merr vesh se në këtë bastisje janë konfiskuar afro 40 telefona që dyshohet se janë kontrabanduar.

Gazeta ka kontaktuar edhe drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu për të marrë detaje shtesë mbi aksioni, por i njëjti përveç se konfirmoi se Policia ka kërkuar bashkëpunimin e tyre, nuk dha ndonjë informacion tjetër.

 

 

 

Exit mobile version