Një tërmet me magnitudë 5.2 godet Japoninë afër Fukushimas

54
Advertisement

Japonia  u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë gjatë brigjeve lindore. 

Advertisement

Tërmeti goditi rreth 30 kilometra larg bregdetit të provincës Fukushima, dhe pak më shumë se 80 kilometra nga qyteti me të njëjtin emër, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët thanë që ata kishin ndjerë një tronditje të gjatë prej 10 sekondave, rreth orës 7:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është vendosur nga agjensia meteorologjike e Japonisë.

Instituti sizmiologjik i SHBA-së tha që tërmeti i sotëm kishte goditur në një thellësi prej rreth 80 kilometra nën det.

Në vitin 2011, Fukushima ishte vendi i katastrofës më të rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili, kur një tërmet me madhësi 9.1 shkaktoi një tsunami.

Tsunami përmbyti termocentralin bërthamor dhe shkaktoi një shkrirje masive, duke nxitur rrezatime që detyruan 160,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Lajmi në zhvillim e sipër…

PostAdssFotoja e reklamës