Site icon PrishtinaPress

Një shtetase e Shqipërisë deklaron në polici në Pejë se u dhunua seksualisht në një shtëpi të pabanuar

Një vajzë e shoqëruar nga nënë e saj, ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht në një shtëpi të pabanuar.

Viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Pejë, 08.07.2023 – 20:00. Viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version