Site icon PrishtinaPress

Një shtet tjetër mund ta sulmoj Ukrainën, alarmon zyrtari i NATO-së

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se Bjellorusia po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.

Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë, shkruan “The Guardian”.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi”, ka thënë ai.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Exit mobile version