Site icon PrishtinaPress

Një shqiptar në kastin e “Fast and Furious 8”

Një shqiptar është bërë pjesë e grupit të aktorëve të “Fast and Furious 8”.

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, i cili është pjesëmarrës në garat e shpejtësisë në film. Premiera evropiane e filmit ishte në Gjermani, në Berlin.

Aktorët e famshëm, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë. Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse. “U largova një herë nga filmi dhe mu duk sikur i zhgënjeva të gjithë. 

E bëra këtë sepse mendova që skenari nuk ishte aq i mirë sa duhej. Por pastaj e kuptova se njerëzve kjo nuk u intereson shumë. Ata duan personazhin tim, Dom Toretton, dhe duan që unë të përpiqem çdo ditë ta bëj skenarin dhe vet filmin sa më të mirë që të mundem”, tha Vin Diesel. “Fast and Furious 8” do të nisë të shfaqet në kinematë gjermane nga data 12 prill.

Exit mobile version