3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një shpërthim e nxjerr nga shinat një tren në kufirin rus

Një shpërthim në rajonin kufitar të Rusisë, Bryansk, bëri që një tren mallrash të dalë nga shinat të hënën, më 1 maj, thanë autoritetet.

Guvernatori lokal, Alexander Bogomaz, tha se një mjet shpërthyes eksplodoi përgjatë linjës hekurudhore Bryansk-Unecha.

Incidenti, i cili ndodhi në orën 10:17 sipas kohës lokale, bëri që lokomotiva të merrte flakë dhe shtatë vagonë mallrash të dalin nga shinat, sipas shërbimit hekurudhor të Rusisë.

Në këtë rajon – i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë – janë regjistruar disa incidente që kur Rusia nisi pushtimin e paprokovuar të Rusisë.

Treni raportohet se transportonte produkte nafte dhe lëndë druri. Nuk raportohet për të lënduar.

“Një mjet shpërthyese i paidentifikuar shpërtheu në kilometrin e 136-të në linjën hekurudhore Bryansk-Unecha, duke nxjerrë nga shinat një tren mallrash”, tha Bogomaz në një postim në Telegram.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjete sociale duket se tregojnë vagonë të rrëzuar anash, ndërsa shtëllunga tymi ngriheshin në ajër.

Të shtunën, më 29 prill, Bogomaz tha se katër persona vdiqën pasi Ukraina bombardoi fshatin Suzemka, rreth 12 kilometra në veri të kufirit të Rusisë me Ukrainën.

Ndërkohë, Rusia ka gjuajtur raketa në të gjithë Ukrainën në sulmin e saj të dytë para agimit në tre ditët e fundit.

Sulmet shkaktuan dëme të shumta në një qendër logjistike në Pavlohrad, pranë qytetit Dnjepër në Ukrainën qendrore.

Dhjetëra shtëpi u shkatërruan dhe 34 persona u plagosën. Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 15 nga 18 raketat e lëshuara nga forcat ruse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img