11.4 C
Pristina
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

spot_img

Një shaka për ditën e rrenave mollë sherri mes Gjestit dhe Eglit – kjo e fundit çartet ashpër

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, momentet e papritura dhe të ngarkuara me emocione janë pjesë e rutinës së përditshme.

Për shkak të datës 1 prill, e njohur si Dita e Shakave, Gjesti vendosi të organizonte një rreng për të gënjyer banorët. 

Gjatë një bisede në oborr me Eglin dhe Aldon, ai përgatiti një shaka, duke i propozuar Eglit që të thoshte banorëve të tjerë se ai e do atë. 

Ky propozim krijoi menjëherë tensione në shtëpi.

Egli, e papërgatitur nga ky “deklarim”, shpërtheu me nervozizëm duke thënë: “Mos e bëni, se unë nuk luaj me këtë gjë, kaq po ju them.” 

Reagimi i Eglit ishte i ashpër, e cila theksoi se nuk ishte e gatshme të bëhej pjesë e këtij rrengu dhe se ky lloj humori nuk ishte për të.

“Të tallem me veten time, po jo më,” shtoi ajo, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe duke i bërë të qartë Gjesti-t dhe të tjerëve se ky lloj shakasë ishte i papranueshëm për të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img