Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që njërën ndër rrugët në qendër të qytetit ta emëroj me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.
Vendimi është marrë sot në Kuvendin komunal me propozim të Nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura, transmeton lajmi.net.
Nënkryetari Nura me rastin e propozimit për emërim ka theksuar se motivacioni për këtë vendim është kontributi i jashtëzakonshëm i Adem Demaçit si veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, si veprimtar politik, humanist dhe shkrimtar, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.
Rruga “Adem Demaçi” është në qendër të qytetit të Skenderajt në unazën e brendshme dhe lidh rrugët “18 Qershori” dhe “28 Nëntori”.