Site icon PrishtinaPress

Një rënie mund të ishte fatale: Australiani dhe motra e tij vendosën që natën ta kalojnë në një “shtrat në ajër” në rreth 21 metra lartësi

Një djalë dhe një vajzë e kaluan natën në një shtrat të varur që lëkundet dhe që qëndronte në një lartësi rreth 21 metra në ajër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sam Simons, 23 vjeç, dhe familja e tij po udhëtonin nëpër bregun piktoresk jugor të Uellsit të Ri Jugor, Australi, për një pushim veror kur panë vendin interesant.

Kështu, Sam dhe motra e tij më e vogël Ariana Simons, 19 vjeç, vendosën më pas të vendosnin “pajisjen për luhatje” – ku ata qëndruan për të fjetur gjithë natën.

Sam tha: “Kam ëndërruar ta bëj këtë për vite me rradhë, thjesht më duhej të gjeja shkëmbin me formën e duhur. Nuk mund ta humbnim mundësinë”.

Ai shtoi se ata ishin pikërisht në buzë të shkëmbit.

“Të shikoje perëndimin e diellit mbi luginë, vetëm të ulesh atje lart dhe të përjetosh erën duke fryrë dhe të shihje zogjtë ishte një ndjenjë absolutisht joreale. Ishte gjumi më i mirë i jetës sime”.

Exit mobile version