Një reklamë prej 30 sekondave në Superbowl kushtoi 5.6 milionë dollarë

53
Advertisement

Finalja e 54-të futbollit amerikan e njohur si Superbowl ka shënuar një rekord të ri sa i përket kostos për një reklamë.

Advertisement

Nga të dhënat zyrtare, përcjell Telegrafi, për një spot prej 30 sekondash ka kushtuar jo më pak se 5.6 milionë dollarë në ndeshjen finale që mbërthen para ekranit miliona amerikanë.

Në finalen që u mbajt më 3 shkurt në Hard Rock Stadium të Miami Gardens, për trofeun e vendit të parë u takuan San Francisco 49ers me Kansas City Chiefs.

Në pjesën e parë të spektaklit ishte shfaqja e Jennifer Lopezit dhe Shakiras, ndërkohë që hymni i Shteteve të Bashkuara u këndua nga Demi Lovato.

Interesi i jashtëzakonshëm për të parë finalen e futbollit amerikan përkthehet në çmime të larta të biletave në stadium, që mesatarisht kushtuan nga 2,500 dollarë në 3 mijë dollarë, por sigurisht që çmimi ndryshon varësisht në vendin se ku është ndjekur ndeshja. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës