Një qytetar ka njoftuar policinë se në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë kishte gjetur një shumë të parave.
Në njoftimin e policisë thuhet se ,e gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të parave në lokacionin ku ishin gjetur paratë, deri në këto momente nuk është arritur të identifikohet pësoni (pronari ) i parave .
“Andaj policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, apo të kontaktoj policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.