-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Një prej hetuesve tuaj piu raki në zyrën time, raki në orar të punës”

Hysni Gucati po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Kosovë. Para trupit gjykues ai ka thënë se njëri nga hetuesit e Dhomave të Specializuara, të cilët kishin shkuar në zyrën e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet që rrodhën nga kjo gjykatë, kishte pirë raki në orarin e tij të punës.

“Zotëria më ka thënë që edhe një muaj ditë mund t’i mbani dokumentacionet, Policia e Kosovës nuk vjen. Kemi pi kafe në zyrën time, madje po ta them edhe një sekret: njëri prej tyre ka pi edhe raki në orar të punës. Ka pi raki në zyrën time.”

“Ka ardhë hetuesi juaj që flet gjuhën shqipe shumë mirë. Unë kam pranu me shumë mirësi për me i fotografu dosjet, e erdh në zyrën time e më tha që ‘këto dokumentacione janë tonat’. Ne edhe një muaj mund të rrimë këtu, dhe Policia e Kosovës nuk vjen me qenë dëshmitar. Ne jemi këshillu me avokatin dhe atëherë kemi vendos me i dorëzu. Kjo është e gjitha, ky është realiteti“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img