Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha Osmanollaj.
Rasti është duke u hetuar.