0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një person tentoi të fusë lëndë narkotike në burgun e Dubravës, arrestohet nga policia, Nikçi: Ky është rasti i tretë që kemi identifiku

Një person nga Drenasi është arrestuar pasi ka tentuar të fusë lëndë narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë në fillim të muajit mars të këtij viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, të dyshuarit i është bastisur shtëpia me ç’rast është sekuestruar automjeti i cili dyshohet që është përdor që të kryhet kjo vepër penale.

“Para disa kohësh një person ka tentuar të fus narkotik në burgun e Dubravës, dhe pas veprimeve intensive të prokurorit të shtetit bashkë me Policinë e Kosovës me njësitë përkatëse është arrit të identifikohet personi që ka shitur lëndët narkotike dhe më pas është bastis shtëpia e tij.

Gjatë bastisjes është sekuestruar automjeti me të cilën dyshohet që është përdor që të kryhet kjo vepër penale, në kuadër të këtyre veprimeve në luftimin e narkotikëve, e posaçërisht me futjen e tyre Qendrën Korrektuese në Dubravë”, ka thënë ai.

Nikçi theksoi se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Prokurori i shtetit ka përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Nikçi.

Tutje zëdhënësi i prokurorisë në Pejë tha se ky është rasti i tretë që kanë arrit të identifikojnë personat për shitje të narkotikëve.

“Kemi pas dhe një rast tjetër ku kemi identifiku dhe arrestu dhe një person i cili ka arrit që të fusë në një kamion të një kompanie e cila është e kontraktuar për të kryer shërbime në burgun e Dubravës, ku pas një pune intensive është arrit që personi të identifikohet dhe të arrestohet”, ka thënë Nikçi.

Po ashtu edhe në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Posedim i substancave narkotike”.

“Qendra Korrektuese Dubravë 04.03.2023 – 14:25. Në vazhdën e hetimeve me urdhëresë të gjykatës është kryer kontroll tek i dyshuari mashkull kosovar në Gllogoc si dhe është sekuestruar vetura e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img