Site icon PrishtinaPress

Një person sulmohet me shkop druri në kokë në Vushtrri, shkak hakmarrja

Një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër të shtunën në Vushtrri.

Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version