Site icon PrishtinaPress

Një person në Prishtinë kanoset dy herë në vendin e punës

Një person ka raportuar në polici se është kanosur në vendin e punës dhe se i dyshuari e ka kërcënuar dhe detyruar ti jep para nga pazari.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari”.

“Gjithashtu edhe sot më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version