Site icon PrishtinaPress

Një person me maskë ia vë zjarrin një veture në Pejë, pamje nga momenti kur merr flakë

Një person në Pejë ka bërë të ditur se veturës së tij i është vënë flaka nga një person me maskë.

Eroll Rexhepi, imam nga Peja ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 03:07 të së mërkurën në lagjen Kapeshnicë.

“Sot rreth orës 03:07am, para shtëpisë sime në lagjen ‘Kapeshnicë’, rruga ‘Rozafa’ në Pejë, një person gjysmë i maskuar ia vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera…”, shkruan Rexhepi në Facebook, e që është edhe veteran i UÇK-së.


Exit mobile version