0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Një person lëndohet gjatë kërcimit në Liqenin e Ujmanit, Izmir Zeqiri ndan detaje

Një person është lënduar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit. I njëjti fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për lëndimin e tij e bëri të ditur kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ai në një deklarim për Paparacin tha se informatat i mori nga qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Viktima ka marrë lëndime në kokë dhe në njërin krah të dorës.

“Po informatat i mora nga qyteterët që ishin në vendin e ngjarjes kurse rreth gjendjes së tij shëndetësore më informoi policia lokale të cilët më informuan se personi i lënduar fillimisht ka shkuar në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas e kan dërgu në QKUK. Kurse lëndimet i ka marrë kur ka kërcy në ujë, ka lëndime në kokë dhe në njërin krah të dorës”, pohoi Zeqiri.

Me këtë rast, ai i uron shërim të shpejt të lënduarit derisa ndan edhe fotografi nga vizita e tij në Ujman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img