Një person i panjohur ka shkaktuar një incident në Bruksel, pasi që gjuajti me shishe kolonën e Presidentit amerikan, Joe Biden.
Incidenti, i cili u xhirua nga kamerat, ndodhin rreth orës 10.00. Dyshohet se personi i cili shkaktoi incidentin ishte i dehur.
“Një mashkull, i cili ishte i dehur, hodhi shishen në drejtim të kolonës së Presidentit amerikan, Joe Biden. Arritëm të ndalim shishen para goditjes”, deklaroi një zëdhënës i policisë, shkruan Blic.
Më herët, për shkak të vizitës së Biden banorët e Brukselit u njoftuan se do të vendosen masa të jashtëzakonshme të sigurisë, më të ashpra se ato që janë të zakonshme për samitet e udhëheqësve të BE-së apo për vizitat e udhëheqësve tjerë
Earlier today, an unknown guy throws a glass bottle at Joe Biden’s caravan in Brussels, later he was arrested. pic.twitter.com/c4qZDeANfJ— Real Mac Report (@RealMacReport) March 24, 2022