Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.
Policia njofton se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, derisa identiteti i viktimës nuk dihet pasi nuk ka pasur asnjë document identifikues.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar ëpr obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES- Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”