Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 19:00 nga një ekip mjekësor kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Pas kësaj informate, Ahmeti thotë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorin kanë nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.
Ahmeti ka thënë se po merren të gjitha veprimet e nevojshme që do të ndihmonin në sqarimin e rastit.
“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.