Site icon PrishtinaPress

Gjendet një person i vdekur në banesën e vet në Mitrovicë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij, në rrugën “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, trupi i të cilit tashmë po ekzaminohet nga mjekësia ligjore.

Veriu.info mëson se i ndjeri H.H. është i moshës 50 vjeçare dhe jetonte vetëm në banesën e tij.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se kjo vdekje po cilësohet e dyshimtë, por që në trupin e të ndjerit nuk ka shenja dhune apo gjaku.

“Një person rreth të 50-ve është gjetur pa shenja jetë në banesë, nuk ka ndonjë dyshim konkret, por policia e ka proceduar rastin. Mirëpo, pa përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore nuk munden me e lëshu trupin e të ndjerit. Sipas dëshmitarëve prej djeshit nuk është parë duke lëvizur në drejtim të banesës dhe rrjedhimisht vdekja e tij ka ndodhur në 24 orët e fundit, por që është konstatuar sot”, ka treguar zëdhënësi Zahiti,

Ai ka bërë të ditur se kjo vdekje konsiderohet e dyshimtë, pasi që ligji e përcakton kështu.

Exit mobile version