0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe policia në kërkim

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç, në Zubin Potok. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, një person me inicialet S.R të shtunën rreth orës 08:40 ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij, P.R të premten rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Krasniqi tha se ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit.

Andaj, siç tha Krasniqi policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në orën 13:20 kanë shkuar edhe tre zhytës, ndërsa kërkimi ende është duke vazhduar.

“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P.R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupç. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës. Kërkimi është duke vazhduar”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin, transmeton PrishtinaPress.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img