Site icon PrishtinaPress

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKMF-në e Ferizajt është dërguar mëngjesin e së shtunës një burrë nga Shtimja.

Në raportin 24 orësh thuhet se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“HETIM MBI VDEKJEN/Shtime 10.12.2022, 10:15. Është raportuar se në QKMF, Ferizaj është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion/Prishtinapress/

Exit mobile version