Një person ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një 44 vjeçar i cili është duke pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshë mjekësor”, ka thënë Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.