Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga kati i 6-të.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mati 1”, në rrugën “Muharrem Fejza”.
Indeksonline raporton se personi është dërguar në QKUK./Indeksonline/
……………………………………..
Një person është hedhur nga kati i 6 në lagjen Mati 1, raporton Indeksonline. Vdekja e personit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Indeksonline do t’iu mbaj të informuar. Në vend ngjarje ka dal Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejt. Personi është dërguar pa vetëdije në QKUK me ndihmë të shpejt. Ndërsa aty shihen qytetarë që janë mbledhur.