4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një parti akuzon Vuçiqin se ka shkelur Kushtetutën e Serbisë për shkak të Kosovës

Partia serbe “Zavetnici” ka bërë të ditur sot se Presidenti Aleksander Vuçiq, duke deklaruar hapur se është për  bisedime rreth anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombetare  ka shkelur Kushtetuten e Serbisë.

Sipas tij, në këtë mënyrë  qeveria ka kapitulluar para kërkesave të Brukselit dhe Uashingtonit.

Sipas kësaj partie Vuçiq  nuk ka marrë mandat nga qytetarët për të negociuar njohjen e Kosovës.

“Nëse ai është i gatshëm t’i njohë kufijtë dhe sovranitetin e Kosovës, Serbia nuk është” thuhet në njoftimin e këtij subjekti.

Ky grup partiak fton të gjithë qytetarët që më 17 mars të mblidhen para tempullit të Shen Saves në Beograd “për t’u dërguar mesazh të gjithëve se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Metohia”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img