9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Një paciente që po lufton me vdekjen nuk pranohet në Intensivë për mungesë shtrati, flet drejtori Shaqir Uka

Opinonistja Zana Avdiu ka njoftuar sot tezja e saj është duke luftuar me vdekjen në QKUK, kurse shtoi se nuk po ka vend të lirë për të në Intensivë.

Kjo për shkak të mungesës së shtratit.

Përkundër situatës së rënduar për të, ajo është refuzuar nga reparti intensiv, për mungesë shtrati.

“Tezja ime po lufton me vdekjen në QKUK. Mjekët të cilët e kanë operu, dhe e kanë pas në kujdes deri tash, po thonë se duhet të çohet në Intensivë. Intensiva nuk po e pranon, sepse po thotë që nuk ka shtretër. Pra, në QKUK, mund të vdesësh sepse nuk ka SHTRETËR!”, shkroi ndër tjerash ajo.

Drejtori i këtij reparti Shaqir Uka tha se ka informacione se të gjithë shtretërit në këtë repart janë të zënë.

“Unë nuk jam kujdestar, jam në pushim, por në bazë të asaj çka më është raportu, secili shtrat është i zënë”, tha fillimisht ai për lajmi.net.

Ndërkaq, duke u pyetur për kapacitetet, ai shtoi se kjo situatë është në vazhdimësi.

“Në 99% të kohës është kjo. Pra të gjithë shtretërit janë të zënë”, përfundoi Uka

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img