0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Një orë pritje në Merdarë për dalje, dy orë te Dheu i Bardhë për hyrje

Mërgimtarët ka kohë që kanë nisur të vijnë në Kosovë për pushimet verore.

Një pjesë e tyre tashmë i kanë kryer vizitat, dhe po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë në Perëndim.

Kjo ka bërë që edhe pritjet në pikat kufitare dalëse të Kosovës me Serbinë të fillojnë të ngarkohen, përpos atyre hyrëse që janë pothuajse vazhdimisht të ngarkuara.

Teksa po raportojmë, në këto momente, kolona për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdarës është rreth 500 metra, që në kohë i bie që të prisni rreth 50-60 minuta.

Për dalje nga Kosova, pritje deri në 50 minuta ka edhe te Dheu i Bardhë, mirëpo kolona atje raportohet të jetë rreth 100 metra.

Por, për dallim nga pritjet për dalje, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në dy orë. Ndërkaq, kolona, sipas raportimeve të MPB-së, thuhet të jetë vetëm rreth 50 metra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img