Site icon PrishtinaPress

Një operacion i madh i Interpolit në jug të SHBA-së, seksuestrohen drogë dhe armë në vlerë prej 5.7 miliardë dollarësh

Interpol tha se operacioni më i madh i konfiskimit të armëve të zjarrit në Amerikën Qendrore dhe Jugore rezultoi në sekuestrimin e mijëra armëve të paligjshme dhe drogave me vlerë 5.7 miliardë dollarë, pas bashkëpunimit të paprecedentë nga 15 vende.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë raportoi se autoritetet arrestuan 14,260 njerëz në operacionin Trigger IX, i cili u zhvillua midis 12 marsit dhe 2 prillit.

Gjatë operacionit u gjetën 8.263 armë pa leje dhe gati 306.000 copë municion, si dhe 203 ton drogë dhe 372 ton mjete për prodhimin e lëndëve narkotike.

Argjentina, Bolivia, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panamaja, Paraguai, Peruja dhe Uruguai morën pjesë në aksion.

Operacioni u zhvillua në një kohë kur Meksika, me mbështetjen e gjashtëmbëdhjetë shteteve amerikane dhe disa vendeve të Karaibeve, ngriti një padi kundër prodhuesve amerikanë të armëve, me synimin për t’i vënë ata përgjegjës për lehtësimin e kontrabandës së armëve përtej kufirit.

Më shumë se gjysma e “armëve kriminale” të sekuestruara dhe të gjetura në Amerikën Qendrore e kanë origjinën në SHBA, sipas të dhënave nga agjencia amerikane e kontrollit të armëve ATF. Kjo shifër për Meksikën është 70 për qind dhe 80 për qind për vendet e tjera të Karaibeve.

 

 

Exit mobile version