Një super meç u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit (me orën tonë lokale) në shtetin e Amerikës në stadiumin T-Mobile Arena në Las Vegas.
Boksieri nga Kalifornia, Ryan Garcia pësoi humbje në raundin e shtatë ndaj kundërshtarit të tij, Gervonta Davis.
Ishte raundi i shtatë ku Garcia e detyra të dorëzohej për shkak të goditjeve që mori. Ky meç u cilësua si i shekullit, kurse menjëherë pas luftës u diskutua edhe për një rematch.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Garcia, kurse Davis vazhdon ecurinë e fitoreve pa humbje në karrierë. 29 ndeshje, 29 fitore, 27 prej tyre me nokaut.