1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Një nga figurat kryesore të VV-së në Gjermani i zhgënjyer me Kurtin: Po kontrollohet nga grupi i Tiranës

Denis Bytyqi një aktivist me peshë i Vetëvendosjes në Shtutgart të Gjermanisë ka shkruar me plotë zhgënjim ndaj VV-së dhe kryeministrit, Albin Kurtit për procesin e dialogut me Serbinë.

Bytyqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti e partia e tij kanë bërë një kthesë të madhe në diskursin dhe në qasjen ndaj raportve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë ai ka kritikuar Kurtin, që sipas tij për këtë gabim strategjik ai u ndikua nga grupi i VV-së në Tiranë duke ndryshuar qasjen se Kosova nuk ka nevojë për ShBA-të, por për lobimin atje.

“Ne sidomos në Diasporë nuk ju zgjodhëm vetëm për të dëgjuar një grup ideologësh nga Tirana që u çuam i madh e i vogel së bashku të 51%! Keto nuk ​​kan qen vetëm vota kundër keqpërdorimit të pushtetit apo korrupsionit, por edhe për një riorganizim/orientim strategjik të Kosovës. Dhe ketu keni dështuar totalisht pas 2 vitesh“, ka shkruar Bytyqi.

Diaspora e nuk e voti Kurtin për të dëgjuar një grup idelogësh nga Tirana, u shpreh ai.

Bytyqi tutje thotë se historia nuk do të falë kryeministrin Kurti, pavarësisht vendimit që do të marrë për marrë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Postimi i plotë:

Sekretariati i VV-së e ka bërë VV-në forcën më të madhe politike në Kosovë. I ka shfrytëzuar në mënyrë perfekte gabimet e partive dhe liderëve të tjerë! Kjo që më duket katastrofe tani është se strategjia që po ndiqet në këtë sekretariat është se ne nuk kemi nevojë për një lobim në Amerikë, nuk kemi nevojë për amerikanët….Ka dështuar masivisht të lobojë në Amerikë, ku është vendosur pavarësia jonë. Albini bëri një gabim të madh strategjik tu i ndigue këshillat e grupit të Tiranës, Lumiri absolut e ka të drejt!

Historia nuk do tja falë këtë gabim dhe sa më gjatë që Albin t’i dëgjojë këta njerëz, aq më keq e më keq do të jetë për Kosovën. Ne qëndrojmë përpara një marrëveshjeje që tani do të thotë “do or die”.

Ne sidomos në Diasporë nuk ju zgjodhëm vetëm për të dëgjuar një grup ideologësh nga Tirana që u çuam i madh e i vogel së bashku të 51%! Keto nuk ​​kan qen vetëm vota kundër keqpërdorimit të pushtetit apo korrupsionit, por edhe për një riorganizim/orientim strategjik të Kosovës. Dhe ketu keni dështuar totalisht pas 2 vitesh… Pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë personalisht Albini tani, ai do të ketë një rënie të madhe. Albini, në një nga fjalimet e tij më të mira që mbajti në parlament në atë kohë kundër marrëveshjes së shtyrë nga Grenelli dhe Thaqi, tha “…gjërat duhet të ndalen para se të shkojnë në tryezën e negociatave…”

Pyetja ime është se çfarë ka bërë në 2 vitet e fundit QKII në Amerikë për ta ndaluar këtë marrëveshjë? (Dhe këtu nuk dua të shfajësoj/hyj të paaftësia e paraardhësve të tij që kanë krijuar të gjitha parakushtet për atë që po ndodh sot)

Rezultati i negociatave është padyshim një marrëveshje që do të thotë “do or die” por për VV-në die or die!

Well done sekretariat, i keni hyj borxh Kosovës ashtu sikur shoku Rama!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img