Një nga banorët e “Big Brother Vi” Albania ka vendosur të largohet nga shtëpia mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Lorencin.
Në një moment kur e ka gjetur Luizin vetëm Lorenci i është afruar dhe i ka treguar me zë të ulët se ka vendosur të largohet sot dhe e ka lajmëruar edhe Vëllain e madh. Kur Luizi e ka pyetur pse ai i ka thënë: “Se përballoj dot, kam si ankth dua thjesht me dalë.”
Luizi: Po hë o burrë se do mësohesh. E di sa herë kam dashur unë me dalë
Lorenci: Po t’i ke motiv me ndejt o burrë. Po të kisha dhe unë një motiv e haja veten me dhëmbë për të qëndruar. Po s’mundem më. U bë gjithë kjo kohë nuk mësohem dot.
Kujtojmë se në nominim mbrëmjen e sotme është Lorenci, Kiara, Efi, Qetsori dhe Gerti.