Çdo e katërta vajzë që është lindur në Gjermani gjatë vitit që po ikën do ta arrijë moshën 100 vjeçare. Këtë parashikim e ka bërë Instituti Gjerman për Përkujdesje të moshës (DIA) dhe e ka publikuar sot. Ndërsa ndryshon dukshëm numri i djemve të lindur këtë vit të cilët pritet të jetojnë 100 vjet e më shumë, shkruan spiegel.de.
Vetëm çdo i gjashti djalë i lindur gjatë vitit 2016 në Gjermani ka shansin statistikor që të jetojë një shekull.
Sipas Eckart Bormsdorf nga Instituti për Ekonometri dhe statistikë në Universitetin e Këlnit, me këtë rast është nënvlerësuar jetëgjatësia e njerëzve, transmeton albinfo.ch.
Kjo për faktin se është llogaritur mosha e arritur e prindërve dhe gjyshërve të tyre por nuk është përfshirë edhe jetëgjatësia që objektivisht është në rritje.
Një në katër vajza të lindura këtë vit do të rrojë një shekull
Ndërsa ndryshon dukshëm numri i djemve që pritet të jetojnë 100 vjet. Vetëm çdo i gjashti prej tyre ka shansin statistikor që të jetojë një shekull!