Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të pandehurve Sh. S. dhe L. S. për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Advertisement
“Me datë 14 prill 2020, i pandehuri Sh. S. në pikën kufitare Qafa e Prushit me këmbë bënë kalimin e paautorizuar të vijës kufitare duke hyrë ilegalisht nga Republika e Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës, fshihet në shkurre dhe pret automjetin BMË të cilin e drejtonte i pandehuri L. S.. Duke u kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, gjatë bastisjes së të pandehurve është gjetur substancë e ngurtë e dyshuar të jetë Kokainë në peshë prej 52.12 gram dhe para të gatshme në shumë prej një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë (1650) euro.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve Sh. S. dhe L. S. ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin për media.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
PostAdss