7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur dhjetë vite më parë në Junik

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje të rëndë e armëmbajtje pa leje, B.D.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ekziston dyshimi se B.D., më 16 maj 2012, rreth orës 14:25, me dashje dhe për motive të ulëta ka privuar nga jeta të ndjerët B.P dhe V.P, e po ashtu ka plagosur rëndë viktimën N.P, në atë mënyrë qe deri te vrasja kishte ardhur pas një konflikti që kishin me herët këto dy familje”, thuhet në komunikatë.

Me këtë ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 147, pika 9 dhe 11 të KPK-së dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të KPK-së.

“I pandehuri, që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale dhe i njëjti është arrestuar dhe është ekstraduar vetëm pas bashkëpunimit juridik – ndërkombëtar në mes të autoriteteve kosovare me autoritetet belge andaj, gjykata vlerëson se po qe se i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku që i njëjti të arratiset përsëri e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës. Gjithashtu, duke e pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti të përfundoj veprën e nisur në dëm të viktimës N.P ose të kryejë vepër të re penale.”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit B.D në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.”, përfundon komunikata e Gjykatës Themelore në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img