Site icon PrishtinaPress

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje

Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit L.S për shkak të veprave penale të grabitjes, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.S dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes, po ashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Exit mobile version